Përgjegjësja e Agjencisë së Barnave dhe një specialist janë arrestuar me akuzën se shpërdoruan detyrën dhe morën para, për të mos raportuar shkeljet që kryheshin nga subjektet farmaceutike ku ata ushtronin kontroll. Një i tretë është shpallur në kërkim, specialist i kësaj agjencie.
“U arrestuan Besiana Xhelili 38 vjeçe, banuese në Tiranë, përgjegjëse e Agjencisë së Barnave; Luan Çiçi, 35 vjeç, banues në Tiranë, specialist i Agjencisë së Barnave.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore-procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi Armando Luka 28 vjeç, specialist i Agjencisë së Barnave” njofton policia.