Dy zyrtarë të Agjencisë së Barnave janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë dhe një është shpallur në kërkim për korrupsion. Në pranga kanë rënë përgjegjësja dhe specialisti i Agjencisë së Barnave Besiana Xhelili dhe Luan Çiçi.
Policia deklaron se dy personat së bashku me kolegun e tyre, Armando Luka që është në kërkim janë përfshirë në skemën e gjobëvënies ndaj farmacive.
Tre të akuzuarit sipas policisë merrnin ryshfet për përshpejtimin e procedurave të kompanive farmaceutike dhe vendosnin gjoba 30-50 mijë lekë që të mos i ndëshkonin me masa administrative kur i konstatonin me shkelje.