-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detajet e reja për vdekjen e burrit që plagosi 2 gra në Kosovë, Policia: Dyshohet se u vetëvra

Kryesoret

I dyshuari për plagosjen me armë zjarri të 2 grave në Fushë Kosovë ditën e sotme ka ndërruar jetë dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti deklaroi se ka baza të forta dyshimi se ai është vetë plagosur.

Ai pas plagosjes u dërgua në QKUK për të marrë trajtimin e duhur mjekësor ku më pas ndërroi jetë.

“Aktualisht përkundër që ka baza të forta dyshimi për vetëplagosje, policia bashkërisht me autoritetet e tjera relevante ligj zbatuese po heton me përpikëri të gjitha rrethanat që karakterizojnë rastin”, tha Ahmeti.

“Ndërkohë që po vazhdon ndërmarrja e veprimeve hetimore e ekzaminuese, i dyshuari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, nga ku rreth orës 18:45 kemi pranuar informatën se personi ka ndërruar jetë”.

Ajo gjithashtu dha detaje të tjera lidhur me rastin.

“Mbështetur në informacionet e pranuara në rrugë operative, policia ka lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit dhe menjëherë ka orientuar veprimet e saja taktike-operative në drejtim të arrestimit të të dyshuarit”, shtoi ai.

“Për rrjedhojë, i dyshuari i armatosur, në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë duke rrezikuar drejtpërsëdrejti jetën e policëve si dhe qytetarëve përreth, dhe me këtë rast ka bërë të domosdoshëm dhe të pashmangshëm ndërmarrjen e të gjitha veprimeve policore në përputhje me autorizimet tyre”.

“Ndërkaq që sulmi ndaj policisë është neutralizuar i dyshuari në përpjekje e sipër për t’iu shmangur arrestit policor, në rrethana që aktualisht po trajtohen ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit