Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u shpreh sot para mbledhjes së këshillit të sigurisë urgjente se përgjigja e Izraelit ndaj “terrorizmit” pas dy sulmeve palestineze në Jerusalemin Lindor, një prej të cilëve vrau 7 persona dje pranë një sinagoge, do të jetë “e fortë, e shpejtë dhe e saktë.
“Ne nuk po kërkojmë përshkallëzim, por jemi gati për çdo skenar”, shtoi ai.