-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

Kryesoret

Mediat në Serbi po raportojnë se është duke u përgatitur një tubim nga zyrtarë dhe aktivistë të partisë së presidentit serb Aleksandar Vuçiç për t’i dalë në mbështetje atij ditën kur në Kuvendin serb do të raportojë për planin franko-gjerman.

Sipas njoftimeve jozyrtare seanca e Kuvendit të Serbisë duhet të mbahet më 2 shkurt.

Mediumi serb “Nova”, në bazë të burimeve të saj ka raportuar se Vuçiç në tubimin e fundit me partinë e tij ka kërkuar mbështetje dhe u ka kërkuar bashkë partiakëve që t’i qëndrojnë pas për çështjen e planit të prezantuar nga BE për marrëveshjen me Kosovën.

Vuçiç që nga momenti kur zyrtarisht deklaroi se ishte i gatshëm të angazhohej për zbatimin e marrëveshjes franko-gjermane, filloi punën për përgatitjen e publikut për këtë vendim.

Analistët pro regjimit, të cilët deri dje përsërisnin mesazhet e presidentit se dorëzimi nuk është opsion, brenda natës filluan të përcjellin mesazhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe nevojën që serbët t’i japin fund “mitit për Kosovën”.

Synimi i kryesisë së Partisë Progresive Serbe është që të tregojë në rrugë se Vuçiq ka një mbështetje të qartë kur është fjala për Kosovën.

Siç thotë ky burim, paraqitja e Vuçiçit në Kuvend u vlerësua si një mundësi ideale që progresistët të mblidhen në numër të madh.

“Vetë Vuçiç në mbledhjen e fundit partiake tha se pret që progresistët të jenë të bashkuar dhe se shpreson që të qëndrojnë pas tij. Për këtë arsye zyrtarët filluan menjëherë të punojnë për përgatitjen e tubimeve mbështetëse që së shpejti duhet të organizohen në gjithë Serbinë dhe planifikohet që një të tillë të mbahet edhe para Kuvendit ditën e seancës”, sqaron burimi.

Sipas Nova qendra e Beogradit do të bllokohet nga ky tubim./ Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit