Një grup banorësh në Elbasan kanë dalë në protestë në në Unazën Jugore të qytetit.
Tubimi vjen pas aksidentit të fundit ku 20-vjeçari Fiori Sula humbi jetën pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga Aristir Dimo, konsull nderi në Bullgari.
Banorët kërkojnë që të forcohen masat e kontrollit në këtë segment rrugor me rrezik për jetën e këmbësorëve.
Kujtojmë që Aristir Dimo, i cili përplasi për vdekje të riun dhe më pas u arratis është arrestuar nga policia disa ditë më parë.