Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha i pranishëm në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të degës së PD-së në Vorë u shpreh se arritjet e tyre duhet të frymëzojnë për të ardhmen.
“Shqipërinë nga izolimi më i thellë e shndërruam anëtare të KE-së, NATO-s, morëm rekomandimin për hapjen e negociatave, hoqëm vizat. Shqipërinë ndër më të prapambetura në botë për digjitalizimin e sollëm në moshën digjitale. Shqiptarët arritën të kenë rrogat mesatare më të larta në rajon.
“Kur nisëm këtë rrugë 32 vite më parë ne ishim në monizëm të plotë, por duhet ta dini se monizmi dhe zhvillimi, liria dhe dinjiteti janë të papajtueshme. Ndaj dhe ne në ato vite, më vendosmëri, guxim përmbysëm monizmin që bazohej në ideologjinë komuniste. Sot pas 32 vitesh është reale, e trishtë, e hidhur, ne në Shqipëri na është rikthyer monizmi, jo më i bazuar në doktrinën marksiste-leliniste, por në krimin, vjedhjen e drogën.
Kjo është ju them unë ju, diktatura më e urryer, diktatura që krijon pasigurinë më absolute, që kthen kohën pas. Pra sot në rast se u ndalëm tek arritjet e 32 viteve, u ndalëm për të kuptuar se ne përsëri sot jemi në një mision, dhe ky mision do të na çojë ne në përmbysjen e monizmit dhe fitoren e shkëlqyer të Indrit Hoxhës, e kandidatëve të opozitës në mbarë Shqipërinë”, u shpreh kreu i PD-së.