-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Kemi një armik përpara dhe misioni ynë fitorja që meritojmë

Kryesoret

Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha i pranishëm në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të degës së PD-së në Vorë u shpreh se ata nuk mund të pranojnë një kryeministër që vjedh Portin e Durrësit.

“Ne kemi një armik të egër, si një siamez apo si një pasardhës besnik i etërve të tij, por me një dallim të madh. Nëse ata intolerancën ndaj pluralizmit e kishin ideologjike, ky e ka kryekëput në vjedhjet e tmerrshme që ka bërë. E ka bazuar në drogën që drejton, bazuar në lidhjet e krimit që mban. Në këtë kontekst, misioni ynë është jetik, për çdo demokrat e demokrate”, tha Berisha.

“Miqtë e mi. Në monizmin e parë u bënë përpjekje të na mposhtnin, por ne qëndruam duke patur armë të vetme idealet tona, misionin që ne kishim. Sot përsëri bëhen përpjekje të jashtëzakonshme. Kemi një armik përpara dhe ky armik duhet të përballet me ne, përballje dhe vetëm përballje, për të shporrur këtë kalbësirë nga skena politike shqiptare.
Demokrate e demokratë, ne ecim të sigurtë drejt fitores që meritojmë.

Shqiptarët nuk mund të qeverisen kurrë nga një kryeministër që ka 60-fishuar importet me Kolumbinë dhe ka ndërtuar në zemër të Evropës shtetin e drogës. Ne nuk mundet kurrë të pranojmë të qeveriset nga një kryeministër, i cili me firmën që vendosi sot, u grabit shqiptarëve pronën publike më të çmuar, portin e Durrësit. Ne nuk mund të pranojmë një kryeministër i cili me klanin e tij, Amant Josif dhe Olsi Ramë, dalin dhe ju vjedhin 2 miliardë euro qytetarëve evropiane,” shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit