Shfrytëzimi i aseteve publike vijon të jetë shqetësim në fushatat zgjedhore.
Për këtë, Ilirjan Celibashi kërkoi publikisht nga parlamenti që të adresojë më mirë në Kodin Zgjedhore aktivitetet e ndaluara për institucionet publike gjatë proceseve elektorale.
Gjatë një aktivitetit të organizuar nga shoqata “Qëndresa Qytetare” kreu i KQZ u shpreh se parashikimet aktuale për aktivitetet publike të ndaluara duhet të saktësohen që të jenë më të zbatueshme.
“Kërkohet më së pari, në vlerësimin tim, një përmirësim i Kodit Zgjedhor në lidhje me këtë çështje. Ka nevojë që të ketë përkufizime më të qarta në lidhje me atë që çfarë është e ndaluar dhe çfarë nuk është e ndaluar.
Të rrisim kapacitetet e KQZ për të vlerësuar në tërësinë e vet sjelljen e institucioneve publike dhe zyrtarëve publik gjatë zyrtarës zgjedhore” tha Celibashi.