Një video në të cilën duket një qeni i rrahur, i tërhequr nga veshët madje i mbajtur pezull në hapësirë mbi parmakët e ballkonit nga pronarët e tij shqiptar është përhapur në mediat italiane.
Dhunimi i qenit u raportua nga fqinja e cili në momentin që pa sërish dhunën ndaj kafshës regjistroi skenën që ajo shihte.
Pamjet iu dorëzuan patrullës së policisë lokale të Bellaria e cila u thirr nga fqinja për të ndërhyrë.
Keqtrajtimi i qenit vazhdonte prej disa kohësh dhe në raste të tjera ishte rrahur dhe goditur rëndë.
Në video duket qeni i cili dhunohet nga pronari 46-vjeçar shqiptar.
Pronarët u justifikuan se qëllimi i tyre nuk ishte ta keqtrajtonin atë por vetëm ta qortonin dhe edukonin.
Për rastin e dhunimit të qenit kodi penal parashikon një dënim nga 3 muaj deri 1 vit burg ose një gjobë 15 000 euro.