Një 56-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Palazzo pas një aksidenti në punë.
Sipas raportimeve të mediave italiane shqiptari u rrëzua po punonte në një dyqan teksa po rregullonte një problem.
Për arsye që ende nuk dihen, ai ra nga shkalla.
Viktima u shtrua në spital në Perugia por gjendja e tij u përkeqësua dhe ndërroi jetë.
Për vdekjen e shqiptarit ka reaguar edhe këshilltarja bashkiake, Claudia Travicelli.
“Familja është një ent i thjeshtë, herë pas here e rezervuar, bartës i atij respekti që ndoshta sot nuk ekziston më. Pas gjithë detyrimeve rituale ai do të varroset në Shqipëri, vendi i tij që e pa të largohej si emigrant dhe sot vajton për të, së bashku me fshatin Palazzo, miq e të njohur që i dërgojnë afërsinë dhe ngushëllimet e tyre të përzemërta bashkëshortes dhe fëmijëve të tij”, tha ajo.
56-vjeçari mbërriti në Asizi rreth 20 vjet më parë së bashku me familjen e tij (bashkëshorten Majlinda dhe dy djemtë Ilklid (Illi) dhe Jori.