-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Messi për fitoren e Kupës së Botës: Më në fund ja dolëm, kam arritur gjithçka

Kryesoret

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka folur publikisht për herë të parë pas fitores së Kupës së Botës Katar 2022.

Në një intervistë për Andreas Kusnetzoff në Paris, Messi zbuloi se çfarë i tha familjes së tij pasi solli në shtëpi trofeun më të rëndësishëm botëror të futbollit.

“Unë u thashë atyre se mbaroi pas kaq shumë kohësh, kaq shumë vuajtjesh, sepse ka pasur raste kur kam vuajtur shumë me kombëtaren. Shumë zhgënjime, duke qenë gjithmonë kaq afër dhe kurrë nuk kanë ndodhur. Kam marrë kritika nga të gjitha anët për një kohë të gjatë dhe e di që familja ime ka vuajtur njësoj si unë ose më shumë”, tha fillimisht ai.

“Ata gjithmonë donin të më tregonin se ishin mirë, se ishin të fortë. Por e di që përbrenda po vuanin shumë, jo vetëm se nuk ndodhi, por nga fjalët e ashpra që më thoshin, të cilat shkonin përtej futbollit. Kjo ishte ajo që më shqetësoi dhe më lëndoi vërtet. Ishte si mbyllja e rrethit. Ne fituam Kupën e Amerikës, fituam Kupën e Botës, kaq. Nuk ka mbetur asgjë, ka mbaruar”, shtoi 35-vjeçari.

Messi ishte pjesë e ekipit edhe në finalen e Botërorit në vitin 2014, por që nuk ia dolën të mposhtin Gjermaninë.

I pyetur se si u ndje kur e fitoi trofeun, Messi mezi i nxori fjalët.

“Është e vështirë të shpjegosh se çfarë ndjeva në atë moment. Është pak si më parë me familjen time dhe gjestin e tyre, shumë gjëra të kalojnë në mendje dhe në të njëjtën kohë asgjë, sikur je ikur. Duke e shijuar atë moment, duke mos qenë në gjendje të besoja se më në fund ia dolëm”, tha Messi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit