Policia italiane ka arrestuar dy të rinjtë shqiptar pasi akuzohen për një sërë vjedhjes të ndodhura në Balazano.
Arrestimi i të rinjve tyre është bërë pas një denoncimi nga banorja e një rezidence në këtë zonë e cila kishte rënë pre e grabitjes disa herë.
Ajo ka deklaruar para hetueseve se dy persona i kishin vjedhur makinën dhe disa sende personale nga banesa. Autorët e vjedhjes e njihnin shumë mirë zonën pasi aty nuk kishte as kamera survejimi.
Autoritetet kanë kryer kontrolle në zonën përreth dhe brenda një shtëpie njëkatëshe të një rezidence janë kapur dy të rinjtë shqiptarë.
Njëri prej tyre, ka tentuar të arratiset duke dalë nga dritarja por më pas është kapur nga policia. Karabinierët gjetën brenda banesës disa doza droge, disa të konsumuara dhe pilula të shumta që do të përdoreshin për të prerë drogën.
Gjithashtu u gjetën të fshehura dhjetëra objekte të dyshimta, një trapan, një mikser, televizorë, kuti amplifikuese të vjedhura nga bashkia Bevagna, një pompë uji, një kompresor e shumë të tjera.