Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar me kongresmenin, Ritchie Torres.
Përmes një postimi në Facebook Haradinaj shkruajti se në takim me Torres ka shtruar nevojën për thellimin e bashkëpunimit strategjik në mes të dy vendeve në të gjitha sferat.
“Nder i veçantë të takohem me mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin z. Ritchie Torres, të cilit i shpreha mirënjohjen për përkrahjen e tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme që ShBA-të i kanë dhënë Kosovës në të gjitha periudhat”, ka shkruar Haradinaj.
“Në takim shtrova nevojën për thellimin e bashkëpunimit strategjik në mes të dy vendeve në të gjitha sferat, atë të sigurisë, politikës së jashtme dhe shkëmbimit ekonomik. Po ashtu, ftova Kongresmenin Torres për vizitë në Kosovë”.
“Aleanca e jonë me Amerikën është jetike dhe duhet të trajtohet si e tillë. Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë të cilët asnjëherë nuk e lënë të vetme, në situatat me të cilat ballafaqohet”, ka shkruar ai.