Humbja e jetës së 34-vjeçares Etleva Çullhaj e cila vdiq një ditë më parë në Maternitetin e Elbasanit pasi abortoi ka tronditur mbarë vendin.
34-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve të tjerë 10 dhe 14 vjeç.
Ndërkohë bashkëshorti i viktimës vuan dënimin në një nga burgjet e Greqisë.
Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e sakta të rrethanave që sollën komplikacione tek nëna e dy fëmijëve lindur në Tiranë dhe banuese në lagjen “5 maji “ në Elbasan.