10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga atentati me anti-tank te gjobat dhe spiunët! Kush është i forti i Rrugës së Kavajës?

Kryesoret

155 kamera spiune janë hequr dhe sekuestruar në Tiranë. Shumë emra të njohur të botës së krimit ishin në listën e policisë nga Emiljano Shullazi, Gjergj Cukali dhe Genc Ferhati janë mes tyre.  Por kush është Genc Ferhati? Historia e të fortit të Rrugës së Kavajës.

Ferhati është një nga personat më të njohur për policinë që e kishte të skeduar si pjesë të botës së krimit në vitet 1997-2000. Në vitin 1999 ai i bëri atentat mafioz me anti tank Denis Gines dhe Medjan Shehut. Në 2017 është dënuar për gjobëvënie.

Në vitin 1999 së bashku me me Ilir Bardhin kryen atentatin e famshëm me antitank në ish- fushën e druve në Allias, ku u vranë Denis Gina e Median Shehu.

Dy të vrarët, krim për të cilin është dënuar Ferhati, sapo kishin dalë nga një palestër, ndërsa udhëtonin me një veturë të blinduar “Nissan Terrano”. Që nga ajo kohë emri i Genc Ferhatit thuajse ishte i harruar nga mediat.

Sot Genc Ferhati, i njohur ndryshe si i “Forti i Rrugës së Kavajës” është i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit