Një 51 vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Alikok në Vlorë. Viktima është me inicialet A. K. me vendbanim në Kukës.
Ai është gjetur pa shenja jete në një kanal me ujë. Nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.