-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Largohet edhe një tjetër “yll” nga Franca, Raphael Varane merr vendimin e papritur

Kryesoret

Mbrojtësi francez, Raphael Varane ka vendosur të largohet nga ekipi i Francës dhe të mos luajë më e kombëtaren.

Futbollisti i Manchester United i ka befasuar të gjithë me vendimin e tij më të ri, derisa pritej ta bënte hapin e radhës për t’u bërë kapiten i “Trekolorëve”.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit ka qenë figurë kyçe në Botërorin 2018, duke i ndihmuar “Les Bleus” ta fitonin Botërorin e Rusisë.

Ai i ka zhvilluar 93 ndeshje me Kombëtaren e vendit të tij për afro një dekadë, shkruan mediumi francez “Le Parisien”.

Varane kishte debutuar tek Franca në fitoren ndaj Gjeorgjisë në mars të vitit 2013, në kualifikimet e Botërorit 2014.

Ai shpejt u bë startues tek “Trekolorët”, por një lëndim e la jashtë Evropianit 2016.

Varane luajti në çdo lojë në dy Botërorët e fundit, ndërsa u bë vetëm lojtari i katërt që e fiton Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve, njëjtë si Christian Karembeu (1998), Roberto Carlos (2002) e Sami Khedira (2014).

Me këtë rast, do të merrte fund një epokë e Francës pasi pensionimin nga Kombëtarja paraprakisht e bënë edhe Karim Benzema dhe Hugo Lloris, pas Botërorit të Katarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit