Debat, akuza dhe bllokim të foltores. Kuvendi ka nisur me përplasje. Me argumentin e mungesës së pasqyrimit jo të saktë të seancës së kaluar në parlament, grupi i Sali Berishës bllokoi foltoren.
Tritan Shehu kërkoi që të pranohet interpelanca e grupit të Sali Berishës me Edi Ramën për dosjen “Mcgonigal” dhe jo e grupit të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. “Të flasin të gjithë deputetët dhe jo një duet i sajuar këtu” tha deputeti Tritan Shehu.
LIVE-Kuvendi nis me debat, mungon Rama! Grupi i Berishës bllokon foltoren
Debati më pas u zhvendos mes Gazment Bardhit dhe Lindita Nikollës. “Më jep fjalën tani këtu” iu drejtua deputeti i PD-së.
“Fol me respekt zoti Bardhi dhe jo duke kërcënuar nga vendi. Zoti Bardhi kujdes etikën. Të kujtoj qytetarinë” i tha Nikolla. “Mungon fjala e 54 deputetëve të opozitës. Kjo ndodh vetëm nga frika e Edi Ramës.
Ju duhet të anuloni procesin e votimit të seancës së kaluar ku 15 ligje u miratuan pa u dhënë fjalën 54 deputetëve të opozitës. Ligjet u miratuan në mënyrë anti-kushtetuese.
Duhet ta zhbëni, pasi keni vrarë parlamentarizimin ndryshe. Mos e fshini Edi Ramën, silleni në seancë sa kohë paguhet si kryeministër. Dhe procesverbalin mos e kalo në votim, anulo ligjet e miratura” tha ai.