-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ç’Parlament është ky?”, Salianji: Rama të vijë këtu në sallë dhe të përballet me aferën personale

Kryesoret

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, mori fjalën e tij në seancën e sotme plenare, nga ku kërkoi pjesëmarrjen e Kryeministrit Rama në këtë mocion debati që kanë kërkuar deputetët opozitarë, në lidhje me një aferë, sikurse e cilësoi Salianji, personale të kreut të qeverisë.

“Këtu ka një kërkesë për mocion me debat me kryeministrin. Të gjithë deputetët duan të flasim me këtë kryeministër që ka përdorur çdo gjë për të korruptuar ish zyrtarin e FBI. Ne e kërkojmë kryeministrin për një aferë personale, duhet të vijë të japë përgjigje. Është po ky kryeministër që i del skandali i avionit personal, dhe del kontrata nga shërbimet qeveritare. Është kryeministri i vetëm që është i përfshirë në çdo aferë. Pranoni kërkesën për mocion me debat, ti japim sens parlamentarizmit. Nuk bëhet seanca pa qenë kryeministri, i cili kërkohet këtu për një aferë personale.  Ç’parlament është ky?”, u shpreh Salianji.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit