-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekretari u lirua! Lihet në burg strumbullari i dosjes 1.2 mln Euro

Kryesoret

Gjykata e Apelit vendosi sot që të lerë në qeli pa afat në burg Ilir Thanën, njeriun që tentoi t’i zhvaste shtetit 1.2 milionë euro me manovra për privatizimin e një godine. Thana kishte kërkuar detyrim paraqitje, ish-kryeprokurorja Arta Marku kërkoi arrest shtëpi, por gjyqtari Fatri Islamaj vendosi që ta linte në burg. Sot u liruan nga qelia tre personat e tjerë, sekretari i ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik Fatmir Hoxha.

Për çfarë u arrestuan?

Gjithçka lidhet me një kontratë blerje të firmosur mes Ilir Thanës, i arrestuar në dhjetor 2022, dhe Drejtorisë së  Shërbimit Qeveritar për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 1992. Pas vendimit të gjykatës së Apelit të Tiranës, kontrata u shpall e pavlefshme dhe palët u kthyen në pozicionin e mëparshëm.

Ndaj Ilir Thanos u kthye shuma prej 103.046 lekësh me të cilën ky shtetas kishte blerë objektin e magazinës. Ministria e Financave transferoi në llogarinë e Ilir Thanës shumën prej 284.139, sa vlera e objekteve të blera e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve, bazuar në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve në INSTAT.

Ilir Thana i është drejtuar Zyrës Përmbarimore e cila në kundërshtim flagrant me ligjin  ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920 , duke u hequr dhe trajtuar si ish pronar. Vlera e përcaktuar për t’ju dhënë Ilir Thanës ishte 1.2 mln Euro.

“Më dhemb zemra”! Lirohet sekretari i Ministrisë së Financave

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit