-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Përleshje fizike në parlamentin serb: Nuk e japim Kosovën

Kryesoret

Seanca parlamentare në kuvendin serb ku u diskutua në lidhje me planin franko-gjerman  është shoqëruar me tensione të shumta.

Sipas mediave të huaja situata ka agravuar deri në përplasje fizike pas fjalimit të liderit të Dverit, Boshko Obradoviç, i cili i bëri thirrje Vuçiçit që të deklarohet qartë nëse është pro nënshkrimit të ultimatumit për Kosovën apo jo dhe nëse e njeh “shtetin e rremë të Kosovës”.

Vuçiç: Më kërkojnë të mos e kundërshtojmë anëtarësimin e Kosovës në organizata

Deputetët e opozitës shoqëruan fjalimin e Presidenti serb me thirrje “Nuk do ta japim Kosovën”, “Tradhti, tradhti” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”. Vuçiç akuzoi opozitën për tradhti të Kosovës dhe se qeveria po e mbron Kosovën nga njerëz si ata.

“Meqenëse tashmë e keni dorëzuar Kosovën, më lejoni t’ju shpjegoj se si do të shërohemi nga sëmundja që i bëtë Serbisë.

Ju vazhdimisht keni bërë tradhtinë më të keqe, ju e keni tradhtuar Serbinë pafundësisht dhe Serbia nuk do ta lejojë më këtë. Ju po flisni për tradhti, turp të keni çfarëdo”, tha Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit