-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më dhemb zemra”! Lirohet sekretari i Ministrisë së Financave

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj është liruar nga masa e arrestit me burg. Gjykata pranoi kërkesën e avokatit duke e zbuluar masën nga burg në arrest shtëpie. Gjokutaj nga momenti që u arrestua në 11 janar përfundoi në spital për probleme me zemrën. Gjithashtu edhe dy personat e tjerë përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik në ministri, Fatmir Hoxha janë lënë në arrest shtëpie.

Për çfarë u arrestuan?

Gjithçka lidhet me një kontratë blerje të firmosur mes Ilir Thanës, i arrestuar në dhjetor 2022, dhe Drejtorisë së  Shërbimit Qeveritar për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 1992. Pas vendimit të gjykatës së Apelit të Tiranës, kontrata u shpall e pavlefshme dhe palët u kthyen në pozicionin e mëparshëm.

Ndaj Ilir Thanos u kthye shuma prej 103.046 lekësh me të cilën ky shtetas kishte blerë objektin e magazinës. Ministria e Financave transferoi në llogarinë e Ilir Thanës shumën prej 284.139, sa vlera e objekteve të blera e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve, bazuar në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve në INSTAT.

Ilir Thana i është drejtuar Zyrës Përmbarimore e cila në kundërshtim flagrant me ligjin  ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920 , duke u hequr dhe trajtuar si ish pronar. Vlera e përcaktuar për t’ju dhënë Ilir Thanës ishte 1.2 mln Euro.

Ministria e Financave ka kaluar në favor të Ilir Thanës shumën prej 48.118.366 lekësh. Nga kjo shumë është e provuar se 25.000.000 lekë kanë kaluar në favor të një gruaje me inicialet Sh.P.

Ka dyshime se veprimet e përmbaruesit, të Ministrisë së Financave dhe Gjokutajt, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga Buxheti i Shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit