-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksi Elbasan-Qafë-Thanë, Rama publikon pamje nga punimet: Rrugë me katër korsi!

Kryesoret

Aksi Elbasan- Qafë Thanë, punimet për të cilin vijojnë, pritet të transformohet rrënjësisht në një rrugë me 4 korsi, si pjesë e korridorit të 8-të.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook, pamje të punimeve teksa bën me dije se aktualisht po ndërtohet nënkalimi dhe ura automobilistike. Sipas kryeministrit, ky projekt do të shkurtojë në mënyrë domethënëse distancat.

“Mirëmëngjes! Dhe nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, ku aktualisht po ndërtohet nënkalimi dhe ura automobilistike, një projekt që do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thane është një nga më të rëndësishmit në vend, pjese e korridorit VIII. Itinerar është Durrës – Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

Ky aks rrugor lidh zona me rëndësi si portin e Durrësit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë etj. Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50.12 km.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit