-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja që mban peng PD-në, Kalaja: Rama ka urdhëruar mosregjistrimin e vendimit “Zhukri”!

Kryesoret

Partia Demokratike ka reaguar këtë premte lidhur me çështjen gjyqësore të Vulës së saj.

Nga foltorja e selisë blu Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja  deklaroi se me porosi të Edi Ramës vendimi i 25 marsit 2022 i gjyqtarit Zhukri nuk regjistrohet në regjistrin e partive politike.

“Sipas hartës së re gjyqesore, miratuar nga KLGJ dhe Keshilli i Ministrave, duhet te fillonte puna ne Gjykaten e Apelit-Tirane, me juridiksion te pergjithshem, duke zëvendësuar gjykatat e apelit në rrethe. Kjo ndodh vetëm në letër. Ende nuk jane transferuar dosjet dhe nuk jane emeruar 78 gjyqtaret, sipas parashikimit ligjor.

Çeshtjet qe sot jane stok ne Apel, pa llogaritur prurjet nga apelet në rrethe qe u mbyllën, do rihidhen ne short, duke bere keshtu qe te rriten afatet e gjykimit te ketyre çeshtjeve. Te njejtin fat do kete dhe dosja që mban peng Partinë Demokratike, vendimi i gjyqtarit Zhukri, i cili nuk regjistrohet në regjistrin e partive politike me porosi të Edi Ramës.

Kjo dosje po mbush vitin dhe zvarritet me urdhër politik që nga muaji prill 2022, nderkohe qe dispozita ligjore parashikon gjykim brenda 30 ditesh. Partia Demokratike e ka denocuar që më 20 qershor këtë nismë që i heq aksesin publikut në sistemin gjyqesor, dhe shtyn afatet e gjykimit jashte normave te parashikuara ne dispozitat ligjore.

Po kështu, mbyllja e gjykatave të Apelit në rrethe, së pari shkel te drejtat e liritë e njeriut lidhur me aksesin në gjykatë. Së dyti shtimi i dosjeve per gjyqtar ul cilesine e gjykimit. Së treti krijohen probleme me transportin e te arrestuarve që vijnë për masë nga rrethet drejt Tiranes. Të shtunën më 11 shkurt ora 12.00 le të bashkohemi para kryeministrisë për t’i thënë Mjaft kësaj shtypjeje që vjen nga sfilitja e qytetarit”, deklaroi Adriana Kalaja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit