Sot në orën 13:00 do të hidhet shorti në Gjykatën e Apelit të përgjithshëm në Tiranë për dosjet nën gjykim. Procedura e shortit do të jetë e hapur dhe transparente për çdo person të interesuar.
Mes çështjeve që do të hidhen në short mësohet se është edhe padia e grupit të Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë që njohur Sali Berishën kryetar të PD.
Janë rreth 32 mijë çështje me të cilat gjykata e Apelit do të fillojë punën me vetëm 25 gjyqtarë për momentin. E gjithë Shqipëria do të dyndet në gjyq në Tiranë pas hartës së re gjyqësore.