-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

MOTI SOT: Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin, ja temperaturat!

Kryesoret

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit.

Orët e mesditës do të sjellin ndërprerje të reshjeve në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe intervale të shkurtra me kthjellime duke lënë me reshje dëbore por në sasi të pakët të gjithë zonën malore lindore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të përkohshëm të motit si edhe ndërprerje të reshjeve për tu ri-kthyer sërish në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.

Era do të mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Orët e paradites në republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës në pjesën më të madhe të territorit.

Por mesdita dhe pasditja sjellin intervale të shkurtra me kthjellime; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje ku sërish pritet zhvillim i vranësirave duke rrezikuar reshje dëbore në të gjithë territorin e Kosovës.

Problematike do të jetë, gjithashtu parametri i fortë i erës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit