Një person ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti në Tiranë. Policia arrestoi E. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin është përplasur me automjetin me drejtues M. D. dhe si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri, A. Gj. Në total 10 persona janë arrestuar në Tiranë në 24 orët e fundit për disa vepra penale. Plagosje me thikë, dhunë në familje, përndjekje, etj.