-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Fuga: Pandora, kutia e Pandorës dhe heshtja!

Kryesoret

Si shpjegohet që kryeministri nuk shkon ta rrëfejë versionin e tij për aferën e të korruptuarit në FBI?

Kur thotë se nuk ka lidhje?

A nuk do të kishte qenë më e mira të dukej sesa të çdukej nga Kuvendi që hap edhe më shumë dyshimet!

Cfarë ishte ai budallallëk që në interpelancë dërgohet një tjetër, aq më shumë një grua, ta përfaqësojë! Burri nxjerr gjoksin vet!

Unë mendoj se ka tre arsye të kuptueshme:

  1. Po hapi seancat e përgjigjeve ndaj pyetjeve që do t’i bëheshin, kjo do të sillte interesimin e drejtësisë amerikane, e cila do të kishte dashur ndofta t’i vazhdonte pyetjet! Hapen rruga për ta vazhduar seancën që këtu në Amerikë! Rrugë gjatë! Nuk bëhet aq kollaj!
  2. Nuk dihet nëse drejtësia amerikane i di të gjitha ngjarjet e ndodhura në Shqipëri. Po sikur këtu të dalin fakte që Mc Donigall nuk i ka zbrazur atje larg në Amerikë? Corapja e tij atje nis e çthurret më keq dhe nuk dihet se çfarë thotë ai pastaj.
  3. Po sikur versioni që jep i interpelatuari këtu dhe që jep Donigalli atje të bien në kundërshtim me njeri tjetrin? Dhe drejtësia atje të kërkojë ballafaqim? Cështja shkon atje përsëri.

Hall i madh! Rrezik i madh!

Kuptohet se përse kurrë hepërhë nuk do të dëshmojë!

Puna është se në këtë çështje, pa akuzuar asnjeri, se nuk është puna ime ajo, Pandora i ka nxjerrë shejtanët nga shoshja! Nuk ka burrë as grua që i mbledh dot!

Ja pra pse duhet kuptuar heshtja, heshtja është gjuha më e vështirë për ta kuptuar. Por, edhe më e sinqerta!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit