-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“5Pyetjet.al” brenda takimit “sekret”! Drejtuesi: Basha në lojë, do që të rikthehet

Kryesoret

Larg reagimeve për ngjarjet e fundit, me afrimin e zgjedhjeve të 14 Majit, Lulzim Basha që në gjykatë ende figuron kryetar i PD-së është rikthyer duke zbritur në bazë pas një pauze të gjatë. Ai zhvilloi një takim me mbështetësit e tij në njësinë nr.8 në kryeqytet.

Pëllumb Seferi, që krahu i Bashës e cilëson ende kryetar të degës së PD në njësinë 8 në Tiranë, pavarësisht se grupi i Berishës e shkarkoi, tha për “5pyetjet.al” se ish-kryetari është ende në lojë për t’u rikthyer.

Por cili ishte qëllimi i takimit, a po përgatitet Basha për t’u rikthyer? “E ardhmja? Ne do të qëndrojmë do të jemi bashkë. Jemi në komunikim për të arritur objektivat. Prioritare për demokratët është që Basha të rikthehet.

Ai nuk del të trumbetojë, që të dalë dhe të thotë kam dalë për të kërkuar mbështetjen tuaj për t’u rikthyer. Sepse ai e ka këtë. Ai nuk thotë as që e dua dhe as që nuk e dua, sepse ai është ende në lojë” tha ai për “5pyetjet.al”.

Por për çfarë u foli Basha tjetër demokratëve? “Sigurisht që foli për “McGonigal”. Gjithçka vërtitet rreth tij, sulmet e orkestruara kanë qenë ndaj tij. Me ngjarjet e fundit ka dalë në pah vërtetësia e veprimeve të tij” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Leave a Reply

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit