-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E kërcënoi me armë dhe i mori paratë 55-vjeçarit italian, arrestohet 21-vjeçari shqiptar

Kryesoret

Policia italiane ka arrestuar një 21-vjeçar për një grabitje me armë, ngjarje e cila ka të ndodhur në verë në Firence.

Paraditen e djeshme pas shumë hetimesh Karabinierët e Firences arrestuan një 21-vjeçar shqiptar në lidhje me vjedhjen e kryer i cili nuk është identifikuar.

Hetimet e kryera deri më 10 janar dhe si rezultat i ankesës së paraqitur nga viktima, bënë të mundur mbledhjen e elementeve që bënë përgjegjës shqiptarin për grabitjen.

Më 10 gusht, rreth orës 5.15, “viktima” ishte larguar nga shtëpia për të marrë makinën e tij, të parkuar në via Martiri del Popolo.

Gjatë rrugëtimit ai do të kishte vënë re praninë e një të riu, i cili me këmbëngulje i afrohej duke i bërë pyetje të pakuptueshme dhe duke e quajtur “xhaxhi”.

55-vjeçari arriti tek makina e tij, por shumë shpejt kuptoi se po ndiqej nga shqiptari.

Duke u futur në automjet, pasi kishte marrë me mend qëllimet e të riut, ai tentoi që të mbyllte siguresën e mjetit, por më shpejt se ai veproi i riu që u fut në sendiljen e pasagjerit dhe i kërkoi paratë.

55-vjeçari vendosi t’i jepte menjëherë grabitësit disa nga paratë që mbante në xhep në atë kohë, por duke u përpjekur në të njëjtën kohë të jepte sa më pak të ishte e mundur; por në fund shqiptari e detyroi që t’i jepte 300 euro cash.

Pasi i mori telefonin dhe çantën, e urdhëroi që të mos lajmëronte Policinë.

Pasi mbërriti në shtëpinë e tij, ku e priste familja e tij, viktima u nis për në Sicili me pushime ku më vonë raportoi ngjarjen në stacionin e Policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit