-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vodhi para në shtëpinë e të moshuarve, zbulohet skema e pastrueses hajdute

Kryesoret

Pas bujës së madhe të vjedhjes së parave nga Rozeta Doti tashmë është hapur një rast i ri i vjedhjeve nga një pastruese tjetër por me shumë shumë herë më të ulëta.

Pastruesja Elida Kodra u zbulua se kishte grabitur para në banesën e një çifti të moshuarish.

Pronarët bënë menjëherë denoncim në momentin që zbuluan se u mungonin paratë përkatësisht 3 ditë më parë.

Gjatë denoncimit ata janë shprehur të bindur se paratë ishin marrë pastrueses.

Ditën që ajo u rikthye në banesë për të pastruar, policia i kishte përgatitur një grackë në bashkëpunim me pronarët.

Ata vendosën në një vend të shtëpisë një sasi parash të cilat ajo i mori dhe i futi në çantë.

Gjatë kontrollit i janë gjetur paratë dhe në dëshminë para policisë ka pranuar se ka qenë ajo autore e vjedhjes së valutave të ndryshme.

Mendohet se ajo ka vjedhur 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit