Policia ka goditur 3 raste të tjera të lojrave të fatit në Krujë, Tiranë dhe në Shkodër.
Në pranga janë vendosur 3 persona, shpallet 1 në kërkim dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.
Polica ka sekuestruar 4 makineta, 4 celularë dhe 1 kompjuter.
Në Krujë u godit përshtatja e një lokali për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit me makineta dhe kompjutera.
Si rezultat, u vu në pranga 32-vjeçari me iniciale R. P.
Ndërkohë u procedua në gjendje të lirë 52-vjeçari me inicialet G. N.
Në Tiranë u arrestua 20-vjeçari me inicialet K. C., dhe u shpall në kërkim 24-vjeçari R. A., pasi vinin baste sportive nëpërmjet disa celularëve që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në Shkodër u kap në flagrancë një 56-vjeçar me inicialet Sh. V., që vinte baste sportive, nëpërmjet celularit.
Kontrollet vijojnë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit.