-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Për çfarë u takua me Ramën? Kush është Allison Guerriero, e dashura që fundosi McGonigal me një e-mail!

Kryesoret

Allison Guerriero, ish- e dashura që denoncoi ish-zyrtarin e FBI Charles Mcgonigal, në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania ka dhënë detaje në lidhje me takimin e kreut të qeverisë dhe ish-të dashurit të saj, tashmë të arrestuar.

Ajo tha se nuk e dinte arsyen e takimit mes Ramës e McGonigal, por që të dy flisnin shpesh në telefon dhe se ishin miq. Më tej Guerriero theksoi se ish-zyrtari i FBI-së i tregonte se Ramën e kishte mik të mirë.

Ish-e dashura e McGonigal rrëfen se si e nisi e dehur e-mailin që fundosi ish-zyrtarin e lartë të FBI-së!

Pyetje: Kë do të takonte në Shqipëri McGonigal? Në dijeninë tuaj kë do të takonte dhe çfarë qëllimi do të kishin këto takime?

Allison Guerriero: Ai do të shkonte në Shqipëri të takohej me Kryeministrin Edi Rama por nuk më tregonte se kush ishte objekti i takimit.

Pyetje: Çfarë raporti ka pasur McGonigall me kryeministrin Edi Rama?

Allison: Unë besoj se ishin miq personal dhe flisnin shpesh në telefon më njëri-tjetrin.

Pyetje: Sa shpesh flisnin në telefon?

Allison Guerriero: Charli ka marrë në telefon kryeministrin Rama në praninë time jo shpesh, por shpesh më thoshte që e kishte mik të mirë.

KUSH ËSHTË GRUAJA QË FUNDOSI ISH-ZYRTARIN E FBI?

Allison Guerriero, një 49 vjeçare nga New York është në fokus të mediave amerikane. Por jo vetëm, që prej 27 janarit. Kush është gruaja e cila do të trondiste cdokënd pas historisë së dashurisë që pati me agjentin e kundërzbulimit amerikan Charls Mc Gonigal?

49 vjeçarja, jeton në New York të Shteteve të Bashkuara. Ajo la punën e saj si një ish-edukatore kopshti dhe doli vullnetare për kauzat e zbatimit të ligjit, në vitin 2018. Në kohën kur u njoh me njeriun më të rëndësishëm të FBI.

Kohë kur frekuentonte njerëzit e nivelit më të lartë të Nju Yorkut. Pas problemeve shëndetësore që kaloi pas ndarjes me Charls McGonigal, jeta e saj është e thjeshtë.

Allison, aktualisht është punonjëse në një kompani sigurie dhe jeton me babain e saj William Guerriero. Ka vetëm një motër ndërsa nëna e saj nuk jeton më.

I pëlqen të shëtisë, dhe të frekuentojë miqtë më të ngushtë që e kanë ndihmuar në jetë. Siç është politikani i njohur dhe avokati Rudi Xhuliani. Pasionin më të madh e ka për armët.

Allison Guerriero do mbetet në memorien e të gjithëve si gruaja e tradhtuar nga Shefi i FBI. Zyrtar, të cilin për hakmarrje apo për arsye të tjera, e fundosi me një e-mail.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit