Shkon në 3000 numri i personave që kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë. Mijëra persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet.
Pas tërmetit shpërtheu zjarr, “pushtohet” nga flakët Iskenderun
Numri i viktimave në Turqi është rritur gjithashtu në orën e fundit në më shumë se 1762 të vdekur. Në Siri, të paktën 1238 njerëz kanë vdekur në rajonet e Alepo, Hama, Latakia dhe Tartus, njoftoi televizioni shtetëror sirian.
Tërmeti tragjik në Turqi, Erdogan shpall 7 ditë zie kombëtare!
Ekipet e shpëtimit në Turqi shpëtuan mbi 2.400 njerëz nga nën rrënojat e ndërtesave të rrafshuara nga tërmeti