Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se përgjigja e qeverisë amerikane ndaj nevojës për të ofruar ndihmë për zonat e goditura nga tërmeti në Turqi dhe Siri pas goditjeve të forta të sotme nga Enceladus ka qenë e menjëhershme.
“Veprimet e para nga ana jonë për të ofruar ndihmë për Turqinë janë tashmë duke u zhvilluar, ndërkohë që organizatat humanitare të mbështetura nga SHBA në Siri janë mobilizuar për t’u marrë me efektet e tërmeteve në të gjithë vendin. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar të prekurit nga këta tërmete në ditët, javët dhe muajt në vijim”, tha kreu i diplomacisë amerikane.
Më herët presidenti amerikan, Joe Biden shprehu dhimbjen më të thellë për vdekjet dhe shkatërrimet e shkaktuara nga tërmetet në Turqi dhe Siri.
Sipas të dhënave të fundit, më shumë se 2300 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur në dy vendet e goditura nga tërmetet më të forta.