Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave dhe autoriteteve të vendit,për pasojat nga tërmeti tragjik i ditës së sotme që ra në Turqinë qendrore dhe Sirinë verilindore.
“Të dashur miq, një tërmet i rëndë 7,8 shkallësh ka goditur Turqinë qendrore dhe ne Sirine verilindore duke shkaktuar qindra viktima dhe mijëra të plagosur. Me këtë rast duke shprehur ngushellimet më të ndjera familjeve të viktimave, autoriteteve të vendit, lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve” shkruan ai.