-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në takim me të rinjtë e FRPD: Shqiptarët nuk kanë shpresë pasi u vidhet vota, pasuria

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e FRPD.

Në fjalën e tij ai tha se Porti i Durrësit përfundoi i tëri në pronësi të një grupi kriminal.

“Në vend se këto pasuri të shndërrohen në kushte jete për ju dhe shqiptarët, këto shndërrohen në mallkim, dëshpërim, për të paguar mediat që të mashtrojnë qytetarët shqiptarë nga mëngjesi deri në darkë. Shndërrohen për të vendosur këtu diktaturën e mashtrimit, të realivizmit, injorimit të të vërtetave”, tha Berisha.

Ai shtoi duke thëne se Shqiptarët nuk kanë shpresë, sot u vidhet vota, pasuria dhe buxheti.

“Nuk ekziston asgjë tjetër për të, veç se pasurimi i tij i papërmbajtur. Po pse Alda u mbush në të gjitha anët me paratë e vjedhura. Sepse ministri i saj, nëse ajo mbush kasafortat, ai mbush dhomat, Edi Rama mbush tunelet dhe kontot kudo që i ka. Prandaj ikin shqiptarët”, shtoi ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit