-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmimet e djathit dhe gjalpit, nga 15 shkurti rritje deri në 37%

Kryesoret

Kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit kanë lajmëruar të gjitha pikat e shitjes me pakicë se, duke nisur që nga 15 shkurti, furnizimet e reja me gjalpë dhe djathë do të kenë çmime deri në 37% më të larta.

Sipas listës bashkëngjitur që kompanitë kanë dërguar në pikat e pakicës, rritjen më të madhe e pësojnë djathi dhe gjalpi kryesisht i prodhuar nga qumështi i deles.

Burimet nga kompanitë e përpunimit të qumështit pohuan se kjo rritje është aplikuar për shkak të shtrenjtimit të çmimit të qumështit nga fermerët gati me 50 për qind.

Bëhet fjalë për qumështin e deles, ku fabrika e përpunimit nga më të mëdhatë në vend tha se po e blejnë 1 litër qumësht me 160 lekë nga 110 që ishte më parë.

Por blegtorët që janë në të njëjtën zonë me fabrikën që rriti çmimin pohuan se, ndryshimi i fundit i çmimit të qumështit ishte në shtator 2022.

Rolandi i cili ka një fermë me mbi 300 krerë dele në zonën e Beratit tha se po e shet 1 litër qumësht nga i deles me rreth 110 lekë ndaj fabrikave.

Çmimi i qumështit te blegtori shkoi në këtë nivel në fillim të vjeshtës së kaluar dhe fabrikat e kanë reflektuar në rritjen që kanë aplikuar më vonë gjatë tetorit.

Një litër qumësht i lopës pa TVSH shitet me 75 lekë aktualisht nga fermat e mëdha, ndërsa nga fermerët e vegjël me më pak se 15 krerë jo më shumë se 55 lekë. Ndërsa qumështi i deles në fermat e mëdha shihet me 110 lekë për litër dhe në të voglat jo më shumë se 80 lekë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit