Ish-e dashura e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, që trazoi Tiranën, Alison Guerrero, pranon se është paguar për intervistën kundër kryeministrit Edi Rama dhënë për mediat në Shqipëri.
Në disa postime në rrjetin social Wwitter, Guerrero ka pranuar se ka marrë para për intervistën e dhënë në ‘Euronews Albanian”, për shkak se është keq ekonomikisht, madje thotë se është e hapur kundrejt çdo medieje që do të bëjë intervistë, sigurisht që në këmbim të paguhet.
E dashura e McGonigal: Agjentët e FBI-së më erdhën me foton e Ramës në duar
Fakti që bëhet fjalë për një intervistë të paguar, kjo shton dyshimet se sa të vërteta janë ato që ka thënë.
“Që të jemi të qartë, unë thjesht pranova të jap një intervistë në Shqipëri sepse media atje paguan, në SHBA s’paguan! Jam deri në “fyt” me faturat mjekësore, ligjore e të përditshme që do të thotë se nëse më paguajnë, do jap intervista, kjo sepse jam e dëshpëruar për para në këto momente…
Ku e gjete? E dashura “zhyt” McGonigalin: Agjenti shqiptar i dha çantën me dollarë
Mu deshën vite të shlyeja operacionet dhe faturat e kurimit që bëra për mastektominë time të dyfishtë dhe aktualisht jam në rehabilitimin e djegieve të shkallës së tretë që për mua është shumë stresuese dhe e kushtueshme. Përtej këtyre, jam ende me qira.
Më duhet të fitoj sado që të mundem dhe thjesht ta ngre kokë nga ana financiare. Pra, nëse ka ndonjë anëtar të medias që është duke e lexuar këtë në këto momente, as të mos të guxojë të përpiqet pa më paguar sepse s’kam kohë për të humbur për të punuar që të paguaj faturat e majme që më vijë.”-shkroi ajo në Twitter.