-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, Vuçiç për njohjen reciproke me Kosovën: Le ta ëndërrojnë!

Kryesoret

Pavarësisht se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, presidenti Aleksandër Vuçiç teksa foli për situatën e tij në Kuvendin serb, tha se Kosova vetëm mund ta ëndërrojë njohjen reciproke nga Serbia.

“Kjo është arsyeja pse njerëz, vetëm kini parasysh. Familja ime është këtu, ata do të qëndrojnë në Serbi si unë. Nuk kemi frikë nga askush se nuk kemi vjedhur asgjë. Ne jemi fajtorë sepse po mbrojmë Serbinë. Ne do ta mbrojmë Serbinë. Njohje reciproke, ëndërr! Rroftë Serbia”-tha Vuçiç.

Ndër të tjera, Vuçiç u shpreh i zhgënjyer nga debati në parlament.  I dërguari special i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak ditën e djeshme u takua në Prishtinë me Kurtin dhe në Beograd me Vuçiç dhe përsëriti se parakusht për një marrëveshje përfundimtare është asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Vizita ime sot në Prishtinë bëhet në kuadër të përpjekjeve diplomatike për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kjo është vizita ime e dhjetë që prej shtatorit dhe kemi diskutuar propozime dhe përgatitje për një takim konstruktiv të nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç”, u shpreh Lajçak.

Kurti nga ana tjetër pavarësisht se nuk pati një deklaratë për mediat, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u shpreh se pranonte propozimin franko-gjerman. Tashmë pritet të shihet lëvizja e rradhës e Serbisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit