-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njerëz që thërrasin për ndihmë dhe trupa të pajetë, çfarë la pas tërmeti në Turqi?

Kryesoret

Ditën e djeshme Turqia është goditur nga një tërmet 7.8 ballë i cili ka shkaktuar mijëra të vdekur dhe të plagosur. Me rënien e natës situata u bë edhe më e vështirë.

Nga videot që qarkullojnë shihen banorë duke u përpjekur të dëgjojnë ndonjë shenjë jete dhe zërat e të dashurve të tyre të bllokuar nën grumbuj mbeturinash dhe rrënojash.

Një burrë tregon një trup të pajetë të shtrirë në rrënojat, dëgjohen britmat e dëshpëruara të një gruaje nga poshtë ndërtesës së shkatërruar, duke goditur metalin për të tërhequr vëmendjen se ku ishte bllokuar.

Pak metra më tutje, një tjetër banor i Hatajit, Deniz, qan teksa tregon ndërtesën e shembur ku nëna dhe babai i tij ishin bllokuar poshtë, në pritje të punonjësve të urgjencës.

“I dëgjova. Ata po thërrasin duke kërkuar ndihmë. Ata kërkuan të shpëtoheshin. Nuk mund t’i shpëtojmë dot. Si mund t’i shpëtojmë? Askush nuk ka ardhur që nga mëngjesi.”

Një burrë që duhej të udhëtonte nga kryeqyteti Ankara, arriti të nxjerrë vetë një grua nga rrënojat.

“Kjo është një jetë njerëzore. Çfarë mund të bësh kur dëgjon një zë jete?”, tha ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit