Mes panoramës së trishtë nga shkatërrimet e numrin e lartë të viktimave në Turqi dhe Siri për shkak të tërmetin i cili ra të hënën ka edhe lindje.
Mes rrënojave një foshnjë tashmë vetëm 2 ditëshe lindi mes rrënoja ku fatkeqësisht nëna e saj nuk arriti të mbijetonte.
Nga rrënojat arriti të dilte e gjallë vetëm e porsalindura.
Por fati i foshnjës është akoma edhe më i dhimbshëm pasi që ditën e parë që erdhi në jetë humbi gjithë familjen e saj.
Ajo është e vetmja e mbijetuar e familjes së saj pasi nën rrënoja u gjetën të vdekur babai, 3 motrat, vëllai dhe tezja e saj përveç nënës e cila tha frymën e fundit pas lindjes së vajzës.
Shtëpia katërkatëshe e familjes në fshatin Janairis në rajonin e Afrinit ra për shkak të tërmetit të fuqishëm të hënën.
Në zonën ku lindi foshnja, Janairis u shembën rreth 50 ndërtesa.
Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë goditi zonën kufitare turko-siriane herët në mëngjes dhe solli mijëra viktima.