-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pranohet vetëm debati për “McGonigal”! Alibeaj: Rama në kërkim, PS bëhet “gardh”

Kryesoret

Partia Socialiste në konferencën e kryetarëve pranoi vetëm debatin e mocionit me debat për dosjen “McGonigal” dhe rrëzoi kërkesat e tjera për interpelancën, pyetje-përgjigjet dhe ngritjen e komisionit hetimor me pretendimin se më parë do miratojmë ndryshimet në ligj. Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se PS është bërë “gardh” për të mbrojtur Edi Ramën.

“Interpelanca është një nga instrumentet që kërkohet dhe që ministri apo kryeministri është i detyruar që të jetë i pranishëm. Shumica nuk e pranon me arsyetimin se u ezaurua seancën e kaluar, ku Rama nuk përgjigjej se ishte fshehur dhe duhej të përgjigjej Elisa.

Kërkesa e dytë është bazuar në rregullore për pyetje-përgjigje që i drejtohet Edi Ramës. Ka 15 pyetje nga opozita që ia drejtojnë kryeministrit dhe ka detyrimin që të përgjigjet. Nuk u pranua as kjo. Është lojë për të fshehur Ramën nga faktet. Së treti ka një kërkesë për mocion që është paraqitur dy seanca më parë. Shumica nuk e caktoi në 16 shkurt me alibinë se nuk qënkan edhe dy kryetarët e tjerë të grupeve parlamentare. Këtë e cakton konferenca dhe është seanca e 16 shkurtit që caktohet. Koha limit është 10 minuta. Por shumica e shtyri edhe këtë. E shtynë edhe komisionin hetimor që të ngrihet. Ligji dhe tradita parashikon nënshkrimet, 35 deputetë kërkojnë ngritjen e komisionit hetimor dhe objektin, çështja “Rama-McGonigal”. Meqë na paska disa iniciativa për ligjin për komisionet hetimore, pra derisa të miratohet ky ligj, e shtyn miratimin e kërkesës për komision hetimor. Janë bërë gardh të gjithë për të fshehur Ramën me alibi dhe vendimmarrje kundër rregullores” tha ai. Për pretendimin e Taulant Ballës për firmat e falsifikuara në kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor, Alibeaj tha se “Kushdo që ka pretendimin ta vërtetojë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit