-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pjesë e “Aktivistit” të PS-së? Kreu i KLP-së flet te “5pyetjet.al”: S’e kam idenë

Kryesoret

Në listën e abonentëve, qindra prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët bëjnë propagandë për Partinë Socialiste dhe qeverinë.

Gjeni aty emra të njohur, që nga Ina Rama, ish-prokurorja dhe deri te Alfred Balla, i Këshillit të lartë të Prokurorisë, apo Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme”.

Ky ishte denoncimi që bëri sot Partia Demokratike për aplikacionin “Aktivisti” të krijuar nga Partia Socialiste.

Nisur nga emrat që denonconte PD, “5pyetjet.al” kontaktoi disa prej tyre, por jo të gjithë u përgjigjën. Alfred Balla, kreu i institucionit që cilësohet si qeveria e organit të akuzës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë tha për “5pyetjet.al” se nuk e ka idenë për atë që po ndodh.

S’e kam idenë dhe unë as kam hapur as kam përdorur apo shkarkuar një program të tillë” tha ai për “5pyetjet.al” pavarësisht faktit që PD, thotë se Alfred Balla e ka shkarkuar aplikacionin dhe është bërë pjesë e tij.

Partia Socialiste njoftoi sot se do i drejtohet prokurorisë për të vendosur para ligjit personat që nxorën listën e emrave të aktivistëve të saj.

Rama reagon për “Aktivistin”: Urime për përgëzimin tuaj në baltën e djajve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit