Deputeti i PD-së Lefter Gështenja në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë propozimet per ndryshime në ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”.
Sipas tij këtë propozime synojnë të ndalojnë çdo tentativë të qeverisë për të korruptuar administratën.
Pjesë nga deklarata:
Të nderuar qytetarë shqiptarë
Të nderuar përfaqësues të medias
Ne muajin Janar te ketij vit kam dorëzuar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë propozimet per ndryshime në ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar.
Këto propozime vijne pas nje pune tre mujore ne konsultim me eksperte te fushës, me punonjës te administrates publike si dhe me te gjithë faktorët dhe aktoret qe impaktohen nga ky projektligj.
Propozimet synojnë të ndalojnë ligjërisht çdo mundësi, cdo tentativë të qeverisë apo të çdo strukture partiake, të detyrojnë punonjësit dhe nëpunësit publikë të shantazhohen për qëllime politike.