-sidi education-spot_img
13.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpëtohet 7-vjeçari pas 70 orësh nën rrënoja! Fjalët e para: Nesër kam shkollë

Kryesoret

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet e tyre të furishme për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja, tre ditë pas tërmetit vdekjeprurës në Turqi dhe Siri.

Ekipet e shpëtimit arritën të çlirojnë një fëmijë tjetër që ndodhej nën rrënoja. 7-vjeçari Ahmet Erdem u nxor i gjallë nga rrënojat e një ndërtese në qytetin Antiyaman, 70 orë pas tërmetit me magnitudë 7.8 ballë.

 

Mediat kanë postuar videon e shpëtimit të një 7-vjeçari të bllokuar në një kompleks banesash. “Ne do të të japim çamçakëz, Ahmed. Tashmë e kemi gati bukën me çokollatë. Hajde Ahmed, hajde djali im”, dëgjohen t’i thonë shpëtimtarët.

Sipas mediave turke, fjalët e para të 7-vjeçarit kur doli nga rrënojat ishin “Nesër kam shkollë”. Pamjet nga shpëtimi i 7-vjeçarit pas tërmetit në Turqi janë ripublikuar edhe nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit