-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK hoqi dorë nga “21 janari”! Xhaxhai i Aleksit te “5pyetjet.al”: Premtimi që më dha Dumani

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot se ka shpallur moskompetencën për hetimin e dy kallëzimeve të Partisë Socialiste dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja për “21 Janarin”.

Kështu, dosja me kallëzimin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, Lulzim Bashës që në atë kohë ishte ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-komandantit të Gardës për kryerjen e veprave penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese referuar ngjarjes tragjike do t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës.

Hetimet në këtë prokurori, pra të Tiranës familja e Aleks Nikës i ka kundërshtuar gjithmonë duke kërkuar që çështjen ta marrë në dorë SPAK-u. Por si e kanë pritur vendimin e sotëm që SPAK hoqi dorë nga hetimi i dosjes? Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika në një bisedë për “5pyetjet.al” e cilësoi “pingpong” të drejtësisë vendimin e prokurorisë së posaçme, por shtoi se ende nuk e ka humbur besimin te SPAK-u.

Vendimi i sotëm nuk është refuzim, por ka kaluar për kompetencë te prokuroria e Tiranës, meqë aty është një çështje prej 12 vitesh. Çështja është e hapur dhe e ka kaluar te Tirana. E shoh si “pingpong”, pasi fare mirë mund të hetonte prokuroria speciale dhe të tërhiqte dosjen nga prokuroria e Tiranës.

Ne nuk kërkojmë të fajësojmë njeri kot, por prokuroria të hetojë, të zbardhë çështjen. Proceduraalisht kallëzimi nuk është refuzuar. Jam optimist te drejtësia e re. Nga Prokuroria e Tiranës nuk presim gjë, duhet të shpallë mos-kompetencë dhe të hetojë SPAK-u. Prokuroria e Tiranës nuk ka këllqe të thërrasë ish-kryeministrin apo ministrin e Brendshëm. Duhet trimëri” tha ai.

Për dorëzimin e audios, kishte një kusht. “Kasetën do ta dorëzoj vetëm në SPAK. Sepse ata (prokuroria e Tiranës) bëjnë një manovër. E marrin dhe mund ta çojnë për ekspertim në Angli dhe pas një viti ajo vjen e deformuar dhe çështja mbetet pezull. Ndërsa SPAK ka tjetër autoritet, drejtohet nga politika amerikane” tha ai.

Në fund, Mark Nika tregoi premtimin që mori nga shefi i ri i SPAK-ut, Altin Dumani gjatë takimit disa javë më parë. “Altin Dumani ishte shumë njerëzor. Ai kishte qenë edhe në Apel për këtë dosje, e kishte edhe si detyrim profesional.

Ishte me moral të lartë, më tha që “drejtësia do të vendoset”. E merr apo jo SPAK-u, drejtuesi nuk u shpreh, sepse më tha se duhet të zbatohet procedura. Prokuroria e Tiranës duhet ta përcjellë. Por, ai ishte shumë korrekt. Më dha kurajë, se drejtësia do ta zbardhë çështjen” tha ai për “5pyetjet.al” .

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit