Profesionistja e taksave e familjes së ish-deputetit Antonio Panzeri, Monica Rossana Bellini e cila u arrestua në Milano më 17 janar me një urdhër-arresti evropian nga gjyqtarët belgë që hetonin skandalin e Katargate është sërish e lirë.
Edhe pse është lënë e lirë ajo e ka të ndaluar të udhëtojë jashtë vendit.
Sipas Ansa-s, këtë e ka vendosur Gjykata e Apelit në Milano duke miratuar kërkesën e mbrojtjes për heqjen e arrestit shtëpiak.
Të enjten vendimi i Gjykatës së Apelit të Milanos është shtyrë për më 9 mars, lidhur me kërkesën e autoriteteve belge për ekstradimin e ekspertes tatimore të Antonio Pantzerit, Monica Rossana Bellini në Belgjikë.
Arsyeja për këtë shtyrje të re është se prokuroria e Brukselit nuk i ka dërguar ende sqarime Milanit në lidhje me përfshirjen e mundshme të Bellinit në pastrim parash.