-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Nezën do ta kisha takuar! Agjentët e SHISH-it mos futen në protestë

Kryesoret

Kryetari i PD-së Sali Berisha i kërkoi SHISH-it që nesër në protestë të mos tentojë që të fusë agjentët mes turmës. “Protesta është e hapur, të gjitha variantet janë të mundshme. Nesër fillon protesta dhe vazhdon deri në triumf. Do të jetë protesta të fuqishme si e nesërmja, por edhe të vogla. Agjentët e SHIK-ut të mos futen fare në turmë” tha ai.

I pyetur për një takim të aleatit të tij, Ilir Metës me Agron Nezën, Berisha tha se nëse do i ishte kërkuar, edhe ai do ta takonte ish-agjentin e shërbimeve sekrete shqiptare, i përfshirë tashmë në dosjen “McGonigal”.

Nëse Meta ka drekuar apo darkuar me atë (Agron Nezën), nuk më çudit. Ai ka pasur një vëlla gazetar si ju. Ka qenë njeri serioz. Zëdhënës në disa, edhe tek ne edhe tek LSI-ja, më duket se edhe i Ilir Metës në parlament.

I ndjeri Agim Neza ka qenë njeri me reputacion të mirë. Nuk kam dëgjuar që të ketë qenë implikuar. A u takua për arsye tjetër, e thotë vetë Meta. Mos u çudisni, nëse do të kishte kërkuar takim me Sali Berishën, do ta kisha takuar nëse do të kisha kohë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit